Kryesore

Acarohet Majlinda Bregu: Theva bojkotin e PD? Ku ta lija takimin zyrtar, në kafe?

15:30 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në disa media ditën e sotme ka qarkulluar lajmi se deputetja Majlinda Bregu, kishte thyer bojkotin e opozitës.

“Bregu thyen bojkotin duke shkuar në Kuvend”, ishte titulli i artikullit që ka nevrikosur së tepërmi Bregun e cila ka shpërthyer ndaj gazetarëve duke i quajtur: “kalemxhinj, thashethemexhinj e injorantë”.

Sipas Bregut fakti që ditën e djeshme ka takuar zv/ministrin e jashtëm Estonez në zyrë nuk do të thotë se ka thyer bojkotin.

REAGIMI I PLOTË I MAJLINDA BREGUT:

Të dashur miq e ish miq e hiç miq t’medias,
Po banalizoni te verteten! Dhe kjo eshte kriza juaj, jo e imja!

Nje sqarim per lajmin “Bregu thyen bojkotin duke shkuar ne Kuvend”

***
E fundit gje qe mund t’i bej vetes eshte ta lejoj te viktimizohet nga disa gazetare, kalemxhinj, thashethemexhinj,injorante politike e gjithe shpuren e ketij soji.

Ku doni te dilni me kete lajm qe meqe kam takuar dje Zv Ministrin e jashtem Estonez ne zyre, paskam thyer bojkotin?!

Cilin bojkot?!
Ka ndonje bojkot per te zhvilluar takime pune?!
Ka ndonje bojkot per takime me nderkombetare?!
Apo duhet t’i bejme takimet ne kafe?!
Pse nuk bete lajm per thyerje bojkoti kur takuam ne KUVEND bashke me koleget Paloka e Spaho, znj. Mogherini?!

Te dashur miq e ish miq e hic miq t’medias,

Behuni serioze.
I keni lejuar boll vetes te jeni kontributore reale e me
peshe ne prodhimin e lajmeve te genjeshterta.
Ky lavazh truri,kjo trallisje e cektesi qe ka kjo shoqeri sot, eshte edhe ne saje te punes tuaj te palodhur per te perfolur në vend te te folurit, per te gjykuar ne vend te te menduarit, per te orientuar mendime e veprime kallep.
Sic i doni ju siç i gjykoni ju!

Po banalizoni te verteten! Dhe kjo eshte kriza juaj,jo e imja!

Shqipëria sot është vendi i njëqind krizave. Por më e rënda është verbëria morale e ligësia e fshehur pas parimeve që po trimëron kanibalët e gjuhës, gaztorët e oborreve të pushtetit dhe këta heronjtë e fallsifikimit të përditshem, qofshin politikanë, gazetarë apo biznesmenë.

Kaq!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.