![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Shqipëria po shkon drejt “humnerës” në renditjen e FIFA-s. Humbjet e pësuara përballë Italisë dhe Bosnjës do të kenë një ndikim negativ të ndjeshëm në pozicionin në renditjen botërore të kuqezinjve, raporton “Panorama Sport”.
Sipas përllogaritjeve, në renditjen e re të FIFA-s që do të publikohet më datë 6 prill, skuadra e drejtuar nga italiani Xhani De Biazi do të humbë 12 vende, duke u pozicionuar në vendin e 66. Me këtë rënie të ndjeshme në renditja, tashmë Shqipëria ndodhet për herë të parë gjatë këtyre kualifikueseve poshtë Izraelit, që mban vendin e 63-të teksa që ka humbur 7 vende.
Sa u përket rivalëve të tjerë në grup, Spanja mbetet në vendin e 10, Italia fiton 3 pozicione duke u ngjitur e 12-a, Maqedonia rritet me 33 pozicione duke mbajtur vendin e 133-të, ndërsa Lihtenshtejni humb 5 pozicione dhe renditet i 189-i.
Edhe Kosova do të bjerë në renditje pas humbjes me Islandën. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki do të humbë 6 vende në klasifikim duke u pozicionuar e 170-a.