![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Peshëngritja i sjell Shqipërisë një tjetër triumf. Daniel Godelli është shpallur kampion i Europës në turneun që po zhvillohet në Split të Kroacisë.
25-vjeçari triumfoi në stilin e shkëputjes në kategorinë -77 kg, ku garonte edhe Erkand Qerimaj.
Godelli në fakt e nisi keq garën, pasi gaboi në dy provat e para me 156 dhe 158 kg, por ia doli në përpjekjen vendimtare me 161 kg.
Kurse ecuria e Qerimajt qe krejt e ndryshme, pasi shkodrani e kaloi me sukses provën e parë me 155 kg, por dështoi në dy të tjerat me 158 kg.
Më herët sot Briken Calja ka marrë medaljen e broztë.
Shfaq Komentet (0)