![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 56 vjeçar ka humbur jetën në terminalin e aeroportit Nënë Tereza. Shtetasi me incialet A.G është rrëzuar në tokë dhe ka vdekur për shkak të një ataku kardiak. Policia ka ardhur në vendngjarje teksa pritet rezultati i ekspertizës mjeko- ligjore. 56 vjeçari ishte banues në Itali.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 09.04.2017, rreth orës 06:30, në terminalin e aeroportit “Nënë Tereza”, në ambientet e tranzitit, ka vdekur shtetasi A.G, vjeç 56, banues në Itali. Nga këqyrja e kufomës dyshohet se shkaku i vdekjes është një atak kardiak. Pritet akti ekspertizës mjeko-ligjore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.
Shfaq Komentet (0)