![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një bandë e përbërë nga 4 shqiptarë është shndërruar në tmerrin e Greqisë. Shqiptarët grabisin me forcë shtëpitë e biznesmenëve, këngëtarëve e VIP-ave në shtetin fqinj. Edhe pse mediat greke kanë publikuar fotot e tyre, tre antarë të bandës vijojnë të jenë të lirë.
Në fillim të kësaj jave, policia greke arrestoi një 22-vjeçar shqiptar që ishte pjesë e bandës së grabitësve. Hetuesit sqarojnë gjithashtu se janë identifikuar edhe 3 bashkëpunëtorët e tjerë të tij. Ata konsiderohen tepër të rrezikshëm dhe janë shpallur në kërkim.
Autoritetet greke bëjnë me dije se 3 shqiptarët ndodhen në Shqipëri dhe kanë njoftuar policinë shqiptare. Tre shqiptarët akuzohen për grabitje me dhunë dhe tentativë vrasje ndaj policisë.
Shfaq Komentet (0)