Të paktën tre persona janë hedhur nga një avion që dyshohet se i përket kartelit famëkeq të drogës “Sinaloa”, dikur i drejtuar nga Joaquin Guzman, i njohuri si ‘El Kapo’.
Një prej trupave ra në çatinë e një spitali në shtetin Sinaloa të Meksikës, shkruan “RT”.
Sipas policisë meksikane, trupat u hodhën nga avioni, mëngjesin e të mërkurës.
Personi që ra mbi çati u gjet gjysmëlakuriq, me kokën e mbuluar me thes dhe me shenja torture në trup.
Shfaq Komentet (0)