![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia e Mirditës ka zbuluar një magazinë droge, dhe gjithashtu është bërë e mundur arrestimi i 30-vjeçarit banues në Mirditë.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, blutë e Mirditës në bashkëpunim me efektivët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin 30 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e jashtme të banesës në një magazinë, u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 19 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa e futur në 4 qese plasmasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
Shfaq Komentet (0)