![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Këshilltari bashkiak i Partisë Demokratike i ka dhënë fund beqarisë këtë fundjavë. Në një ceremoni me miq dhe familjarë Fabian Topollaj dhe bashkëshortja e tij, Eva kanë celebruar dashurinë e tyre. Natyrisht që miqtë politikan të Fabianit nuk kanë munguar në dasmën e tij.
Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Keltis Kruja, Gent Strazimiri kanë qenë vetëm disa nga deputetët e opozitës, që të paktën për një natë kanë harruar situatën politike për t’u bërë pjesë e gëzimit të çiftit të ri. Dasma e organizuar në një nga resortet e kryeqytetit ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit dhe ashtu si shihet dhe nga fotot, atmosfera ka qenë me të vërtetë e zjarrtë.
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.
Shfaq Komentet (0)