![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Në orët e para të mëngjesit ka perfunduar çmontimi i “çadres se lirise” perpara kryeministrise. Më herët, Lulzim Basha ka falenderuar me radhë të gjitha qytetet, nga ku qytetarët iu bashkuan për 90 ditë protestës përballë kryeministrisë. Nën brohorimat dhe duartrokitjet e demokratëve, Basha thirri disa herë për arritjen e fitores. “Mori fund koha e maskarenjve, tani filloi koha e shqiptarëve” u shpreh Basha duke mbyllur çadrën.
U deshën plot 5 orë të çmontohej çadra e lirisë, që opozita ngriti në bulevardin dëshmorët e kombit dhe ku bëri 3 muaj qëndresë në qendër të kryeqytetit.
Të parat që u hoqën ishin stolat dhe mjetet ndihmëse brenda saj përfshi bombula, kondicienerë, gjeneratorë dhe në fund dhe mbulesa e bardhë.
Pas kësaj ishte radha e punonjësve të bashkisë, por edhe aktivistë të PD-së që punuan për pastrimin e ambientit dhe kthimin e bulevardit ne gjendjen e mëparshme. Mëngjesin e së premtes, Tirana mori frymë me lirisht. Freskia e pranverës ishte tashme prezent pa pengesa përgjatë gjithë bulevardi, ndërsa policët rrugore kishin zënë pozicionet e mëparshme për të kontrolluar trafikun që gjithashtu iu rikthye normalitetit.
GSH.al