Kryesore

Humbje e turpshme e kombëtares, Shqipëria dorëzohet përballë Luksemburgut

21:07 - 04.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shqipëria ka pësuar një humbje të turpshme me rezultatin 2-1 në miqësoren e zhvilluar në transfertë ndaj Luksemburgut. Kuqezinjtë nuk kanë shfaqur aspak dëshirë në fushën e lojës duke regjistuar një rezultat mjaft të vështirë për t’u pranuar para ndeshjes të së dielës së ardhshme ndaj Izraelit.

Të besuarit e De Biazit bënë një paraqitje disi pozitive në pjesën e parë duke kërkuar në disa raste golin, por nuk ia arritën dot qëllimit. Në pjesën e dytë trajneri italian filloi të bënte shumë ndryshime në formacion dhe Shqipëria e gjeti golin në minutën e 52-të me anë të Roshit. Më pas paraqitja e kombëtares kuqezi ishte totalisht për t’u harruar pasi lojtarët nuk treguan aspak dëshirë në fushë për të kërkuar golin e dytë apo për të ruajtur avantazhin.

Luksemburgu arriti të shënonte dy herë në minutën e 63-të dhe 74-t me anë të Turpel dhe Malget duke përmbysur rezultatin dhe duke marrë një fitore mjaft të rëndësishme për një skuadër që sot testonte shumë futbollistë të rinj, një pjesë e të cilëve luanin për herë të parë. Goli i barazimit për Luksemburgun erdhi pas një gabimi të Kukelit, ndërsa goli i përmbysjes u realizua në zhvillimin e një goditjeje këndi ku mbrojtja kuqezi ishte e gjitha pasive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.