![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kombëtarja shqiptare e femrave ka fituar miqësoren e dytë ndaj Sllovenisë. Vajzat kuqezi të drejtuara nga Armir Grima triumfuan me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur sot në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Goli i vetëm u shënua nga sulmuesja Megi Doçi me penallti në minutën e 6.
Para 3 ditësh dy skuadrat u përballën në “Elbasan Arena”, ku Sllovenia fitoi me rezultatin 0-2. Këto ndeshje po i shërbejnë Kombëtares shqiptare në përgatitjet për ndeshjet kualifikuese.
Shfaq Komentet (0)