![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Disa dhjetëra zyrtarë të Partisë Demokratike u bënë bashkë sot për një peticion kundër Lulzim Bashës. Takimi u zhvillua gjatë orëve të pasdites mes zyrtarëve të pakënaqur në PD.
Diskutimet nisën për tekstin e dorëheqjes dhe me emrat që mund t’i bashkoheshin nismës “Basha ik”. Pasi u ra dakort për formulimin e peticionit dhe kur demokratët bëheshin gati të nënshkruanin, ka ndodhur diçka e papritur.
Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristanin që kishte qenë i pranishëm në mbledhje, e telefonon kryetari, vetë Basha.
Ai e thirri Ristanin në një takim, për një propozim. Nuk dihet nëse Basha ishte në dijeni të organizmit të grupit të demokratëve, por Ristani u largua pa e firmosur peticionin.
Më pas, firmëtarët mësuan se Arben Ristani kishte marrë propozimin për t’u bërë kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, që do të monitorojë procesin e votimit të kryetarit me parimin “një anëtar, një votë”.
Firma e Arben Ristanit nuk rezultoi të jetë në peticionin e grupit “Basha ik”. Nuk dihet nëse Ristani është tërhequr nga nisma për largimin e kryetarit. Ai ishte kandidat në Vlorë, i renditur në vendin e 4 dhe nuk arriti të zgjidhej.
GSH.al
Sot pati 2 grupime te ndryshme qe bene peticione kunder Bashes. Per te lexuar, peticionin e grupit me 19 anetare kryesie dhe keshilli kombetar ku jane Jamarber Malltezi, Tomorr Alizoti, Avernir Peka etj, klikoni KETU.
Per te lexuar, peticionin e grupit me 74 personalitete ku jane Ruli, Bode, Patozi, Bregu, klikoni KETU.