![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
LSI do të jetë në opozitë në katër vitet e ardhshme. Dhe kjo siç bëri të ditur Petrit Vasili kërkon energji të reja. Në këto kushte, në konferencën për shtyp, Vasili lajmëroi sot jo vetëm vendimin për dorëheqjen e tij nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe propozimet e bëra. Ai u shpreh se ka marrë besimin nga Kryesia që të drejtojë grupin parlamentar te LSI.
“Roli i ri kërkon energji të reja. Ndaj në këtë funksion kam vendosur të paraqes dorëheqjen dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj grupin parlamentar të LSI-së, që është një grup me detyra dhe përgjegjësi të mëdha dhe të reja, njëherazi fronti tjetër i madh i shtrirë në tërë territorin ku mijëra shqiptarë presin përgjigje të mëdha, për t’i dhënë përgjigje një 20% pakice.
Ndërkohë që kam propozuar zonjën Monika Kryemadhi, bazuar jo thjesht si zv/kryetare, por në radhë të parë për kualitetin politik të njohur nga publiku shqiptar, që është lidhur me qytetarin e asnjë interes tjetër dhe kualitetin organizativ dhe dinamizimin e këtij domensioni që ajo e reflekton si askusht tjetër në politiken shqiptare
ka qenë një politikane aktive që s’është bërë pjesë në asnjë rast e asnjë ekzekutivi dhe ruan urën lidhëse mes qytetarit dhe pushtetit.
Gjithashtu, një tjetër propozim është ai i Luan Ramës si zëvendëskryetar, si dhe njëherëzi propozimin e Erisa Xhixhos si nënkryetare të LSI-së, post që e ka mbajtur Luan Rama. Mbledhja do të mbahet të mërkurën e ardhshme që do të marrë këto vendime”, – ka bërë të ditur Vasili.