Kryeministri Edi Rama ka folur sot në France24 edhe për riciklimin e mbetjeve dhe importimin e tyre nga jashtë.
Duke iu drejtuar gazetares franceze, Rama tha televizionet francez dhe mediat e kanë kthyer tërësisht në drejtimin e gabuar, sepse ka të bëjë vetëm me miratimin e legjislacionit evropian.
“Është një gjë për të cilën më duhet të them edhe televizionet franceze, përfshirë dhe tuajin e kanë kthyer tërësisht në drejtimin e gabuar. Kjo çështje nuk ka qenë gjë tjetër veçse miratimi i legjislacionit të BE-së. E drejta e industrisë për të importuar dhe eksportuar.
Më ka vënë në pozicion të vështirë, por nuk ka asgjë tjetër, vetëm miratimi i legjislacionit evropian.
Gazetaria shqiptare duhet të bëjë më përpara duke bërë pyetjet e duhura”, tha Rama.