![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
I pyetur në emisionin e Ilva Tares në Oranews për rastin e Klemend Balilit, Fatmir Xhafës iu desh të mendohet mirë për atë që tha. Pasi u mendua për disa sekonda, Ministri i Brendshëm pranoi përgjegjësitë e policisë në këtë çështje.
“Edhe gjatë 2 muajve që isha ministër,jam marrë me këtë çështje dhe nëse ka një gjë që nuk e bën të ndjehet mire policinë e shtetit është ky rats, që nuk e nderon policinë por edhe agjensitë dhe struktura të tjera.
Kemi diskutur me partnerët e huaj dhe bën pjesë ndër ato cështje, që duhet t’i vendos në tavolinë dhe nuk do jetë e vetmja çështje që duhet të merrem personalisht”
Pyetjes së Ilva Tares nëse Klemend Balili ndodhej jashtë vendit apo jo, Fatmir Xhafaj nuk iu përgjigj, pasi nuk kishte të gjitha informacionet e duhura. por Xhafaj tha e nuk besonte se kishte pasur dekonspirim në këtë çështje.