Kryesore

Artan Hoxha: Elbasani nyje për kalimin e heroinës afgane. S’ka nevojë për krehje si të ‘97

18:25 - 23.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




I ftuar në studion e “Kjo Javë” Artan Hoxha ka folur edhe njëherë rreth aksionit që është ndërmarrë nga policia në Elbasan.  “Operacione të tilla, që duken më shumë si sezone mode ‘vjeshtë-dimër’ dhe një tjetër që ishte para ‘summer’, më ngjajnë me ato të viteve ‘98 apo’ 99, të cilat që në emërtim kanë diçka që çedon. Sa i përket operacionit masiv në Elbasan, të gjitha kapacitetet policore u vunë në lëvizje për të bërë krehjen e gjithë qytetit, por mendoj që s’ka nevojë për këto krehje që bëheshin në ‘97 kur bandat ishin rrugëve. Atëherë po, kishte nevojë, sot jemi në një stad tjetër.

Kemi folur për një lloj tjetër natyre krimi. Kemi thënë që Elbasani është nyje strategjike e degëzimit në rrugën ballkanike të heroinës afgane dhe Shqipëria është në çdo raport të BE, Interpol, Europol dhe DASH një linjë e rëndësishme e trafikut të heroinës që vjen nga Afganistani nëpërmjet Turqisë dhe ka si qëllim tregun italian dhe atë të BE”, u shpreh Hoxha. Më tej gazetari riktheu edhe njëherë në vëmendje çështjen e Klementin Balilit, duke thënë se sapo përfundoi fushata askush nuk e përmend më. “ U përfshin edhe politikanët, sapo mbaroi fushata asnjë se përmend më. A e kërkojnë më, apo jo? Nëse se kërkojnë më të dalin të thonë “Zotëri ti je lirë, vazhdo ec”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.