![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me ambasadorin Donald Lu dhe ambasadoren Roamana Vlahutin.
Ky takim vjen pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan, Donald Lu në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, ku u shpreh se 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri.
Burimet kanë bërë të ditur se në qendër të diskutimeve është vetingu dhe reforma në policinë e shtetit.
Çfarë tha Lu
“Sistemi i drejtësisë e la në baltë Fildeze Hafizin. Lul Berisha u lirua gabimisht nga burgu. Vetingu do fillojë javën që vjen, ky proces do të bëhet me profesionalizëm. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga parlamenti. Parlamenti i 2017 është më i mirë se ai i mëparshmi.
Lufta kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. 20 familje kriminale dominojnë krimin në Shqipëri. Në Shqipëri veprojnë 4 klane kryesore. Këta kriminelë duhet të jenë në burg. Emiliano Shullazi një nga këta kriminelë, thuhet se vijon të bëjë trafik droge nga qelia . Ka shumë Shullazë e Lul Berisha në Shqipëri.
Megjithëse u procedua drejtori dhe juristi i burgut, Berisha mbetet i lirë. Klement Balili ia ka dalë prej 18 muajsh t’i shpëtojë drejtësisë Shqiptarët ia dolën të nxjerrin kriminelët nga parlamenti”, – u shpreh Lu.
Vijon…