Tech

Gazeta zvicerane “Tages Zeitung” për Donald Lu: Gjahtari i mafies shqiptare

12:10 - 06.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazeta zvicerane “Tages Zeitung” i ka kushtuar një artikull të detajuar ambasadorit amerikan në Shqipëri Donald Lu. Në këtë artikull Donald Lu është cilësuar si gjahtari më i lartë i mafias në vendin Ballkanik.

Gazeta vijon më tej duke theksuar faktin se ai ka ngritur zërin duke përmendur me emra konkret mbretër të botës së krimit, të cilët shumë herë e kishin korruptuar drejtësinë shqiptare.

 Artikulli i plotë

 – Donald Lu është ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Por, kjo nuk është e gjitha: zotëria është gjithashtu gjahtari më i lartë i mafies në vendin ballkanik.

Një diplomat duhet që taktikisht të heshtë, kur të gjithë presin që ai të flasë me një tekst të qartë. Ata shpesh duhet të thonë, atë që nuk mendojnë. Dhe kështu me radhë. Diplomatët e shkollës së vjetër e njohin këtë rregull. Donald Lu ngre zërin. Si për shembull këtë javë. Ambasadori amerikan në Shqipëri mbajti një fjalim para gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai foli plot energji, aspak në mënyrë diplomatike, me shumë gjeste.

Qeveria shqiptare duhet t’i shpallte qartësisht luftë kriminalitetit të organizuar, kërkon Lu. Koha ka ardhur për të arrestuar “peshqit e mëdhenj”. Vendi i tij mikpritës ndodhet i asfiksuar nga trafikantët e drogës dhe pastruesit e parave.

Atëherë duhet që diplomati të jetë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë Shqipërinë sot. Lu përmendi me emër tre mbretër të botës së nëndheshme të krimit, të cilët shumë herë e kishin korruptuar drejtësinë shqiptare dhe ata janë: Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe Klement Balili. Çdo shqiptar i njeh emrat e tyre, mediet raportojnë karrierën e tyre si keqbërës, dhe politikanët hidhen kundër njeri-tjetrit për lidhjen me mafien. Është një spektakël pa fund për keqbërësit.

Baronët e drogës fitojnë miliarda

Shqipëria, vendi i vogël në Adriatik, është bërë gjatë viteve të fundit një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të kanabisit. Baronët e drogës fitojnë miliarda. Me para ata mund të blejnë parlamentarë, prokurorë dhe policë. Kryeministri socialist, Edi Rama, tashmë i zgjedhur për një mandat të dytë, flet në mënyrë teatrale, qeveria e tij do të fitojë luftën kundër industrisë ilegale të kanabisit.

Për ambasadorin amerikanë janë fraza bosh. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u ndaluan 1349 persona në lidhje me tregtinë e drogës, por vetëm 100 prej tyre dolën para gjykatës. Kështu nuk gjendet asnjë bosi i mafias, kështu foli Lu gjatë fjalës së tij përpara gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në kryeqytetin Tirana. Ai e di se, qortimet e tij të shpeshta i trazojnë shumë politikanë në Shqipëri. Megjithatë, asnjë nuk ka guximin që, ta kundërshtojë amerikanin, edhe pse ai shpesh thotë të vërteta të pakëndshme.

Për publikun e gjerë vepron Donald Lu si një “Superalbaner” (Supershqiptar), i cili kujdeset më shumë për të ardhmen e vendit sesa frazat boshe të politikës vendase. Ai tregon me gisht zyrtarët e korruptuar, sulmon Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ai saboton reformën në drejtësi, dhe ai inkurajon qytetarët, që t’i kërkojnë llogari qeveritarëve. Lu bubullin kundër vilave të shtrenjta të politikanëve, makinave të tyre luksoze dhe pushimeve jashtë shtetit. Nëse një gjykatës do që të heshtin gazetarët dhe t’u mbyllin gojën atyre, vetëm se ata, dëshirojnë të dinë, sesi është bërë pasuria e tyre, atëherë Dajë Lu është aty: “Beteja juaj është beteja jonë”, thotë diplomati  – dhe reporterët e çojnë më tej punën e tyre.

Para se Lu të vinte në Tiranë në fund të vitit 2014, ai iu drejtua shqiptarëve me një videomesazh. Ai foli me një shqipe të rrjedhshme dhe fitoi zemrat e shumë njerëzve. Më në fund, dikush i morri shqetësimet e tij seriozisht, më në fund doli dikush që nuk e lë të qetë politikanët lokalë. Shumë shqiptarë mendojnë për Donald Lu, i cili pëlqen të bëhet personal në shfaqjet e tij. Si një fëmijë emigrant, ai i detyrohej shumë babait të tij. Ai kishte emigruar nga Kina dhe i kishte mundësuar familjen së tij që me punë të vështirë të përmbushte ëndrrën amerikane.

“Atëherë, ti je i korruptuar”

Tani ai po lufton, që ëndrra e tij shqiptare të bëhet e vërtetë: një shtet funksional që, një ditë të largët të bashkohet me BE. Lu ka triumfuar kundër rezistencës e shumicës së politikanëve, për të kaluar reformën për drejtësi në Parlament, por tani ai duhet të jetë i kujdesshëm që ajo të zbatohet. Qëllimi i reformës është që të shqyrtojë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë për integritetin e tyre moral, kualifikimet profesionale dhe të vërtetojë kontaktet e tyre me botën e nëndheshme. Para fillimit të procedurës, disa oficerë gjyqësorë dhanë dorëheqjen. Sipas një studimi, pasuritë e 81 gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit janë pesëfishuar që nga viti 2004.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.