Kryesore

Dosja “Balili”/ Sekuestrohet hoteli luksoz dhe 20 apartamentet nga Saranda në Tiranë të bosit të drogës

19:52 - 23.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e organit të akuzës për të vendosur masën e sekuestros preventive për pronat e Klement Balilit.




Vendimi u dha në bazë të ligjit antimafia, për asete pasurore që i përkasin Klement Balilit dhe të afërmve të tij.

Përveç 20 apartamenteve në Sarandë dhe në Tiranë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestro preventive edhe për hotelin “Santa Quaranta”, pronë e vëllait të Klement Balilit.

Sipas ligjit antimafia, nën hetim pasuror vendosen edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Klement Balili ka më shumë se një vit në kërkim.

Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale. Balili i mbiquajtur “magjistari” u shpall në kërkim ndërkombëtar pas një hetimi të përbashkët të disa shteteve europiane.TCH/ http://top-channel.tv/2017/11/23/sekuestro-balileve-kerkesa-nga-prokuroria/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.