Kryesore

FOTO/ Dosja “Balili”, paralajmëron gazetari Hoxha: Kazani gjerman diçka po zien, vetëm pak durim…

08:53 - 25.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sekuestrimit të 25 apartamenteve dhe hotelit luksoz të “Eksobarit të Ballkanit”, Klement Balili, ka reaguar ashpër gazetari Artan Hoxha. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka nxjerrë disa detaje të pathëna më parë ku ndër to nënvizon faktin se pavarsisht se policia “fle”, dhe Klement Balili fshihet në vendin më të sigurtë në botë (Shqipëri), pritet që shumë shpejt të “plasë” diçka që “kazani” gjerman është duke hetuar.
Hoxha ka thënë se dy gazetarë gjermanë kanë vizituar Shqipërinë për 2 javë ku në “Santa Quaranta” të Balilit kanë qenë për 3 ditë.




“Vetem pak durim se keta kazanat gjermane nuk e nxjerrin rakine me nxitim, pasi e fermentojne mire e mire, e pjekin ngadale ne zjarr konstant qe kur te dale balli kazanit eshte aq e forte, sa ta jep mbrapa koke….”, shkruan Hoxha.

 

Statusi i plotë:

Me keta te kazanit gjerman kemi mbaruar pune ne Vlore, Sarande, Delvine… qe ne mes te shtatorit, kur Santa Quaranta ishte ne aktivitet te plote ekonomik dhe gelonte nga turistet e huaj. Sepse prokuroria jone po e lejonte Balilin te mblidhte dhe doren e fundit te sezonit te mbare turistik. Gazetaret gjermane kane qendruar tri dite vetem ne kete resort, gjate qendrimit te tyre dy javor ne Shqiperi. Na eshte dashur te hulumtojme ku fshihej Keli(e ku tjeter je me i sigurt vecse ne Shqiperi), pse nuk e arrestonte dot policia dhe pse prokuroria bente sikur po hetonte Eskobarin e Ballkanit. Policia private e Balilit dhe rrjeti i tij ne Sarande e Delvine ishte me te organizuar dhe gati me i madh ne numer se policia e shtetit ne keto dy njesi vendore…Me tabloidin me te madh gjerman historia eshte pergatitur kur prokuroria dhe policia ishin akoma me pushime dhe e kishin harruar fare dosjen prej 10 mije dalesh te Eskobarit te Ballkanit qe po hetohej nga DEA Amerikane…

Vetem pak durim se keta kazanat gjermane nuk e nxjerrin rakine me nxitim, pasi e fermentojne mire e mire, e pjekin ngadale ne zjarr konstant qe kur te dale balli kazanit eshte aq e forte, sa ta jep mbrapa koke….


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.