Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së ka akuzuar hapur liderin e demokratëve se është ai përgjegjësi i dhënies së truallit ku është ndërtuar hoteli i “Eskobarit të Ballkanit” në Sarandë.
Nga foltorja e parlamentit, Balla u shpreh se në kohën kur Lulzim Basha ka qenë Ministër i Brendshëm në vitin 2010, ka urdhëruar që kampi i ish-punëtorëve t’i dhurohej Balilit.
“Lulzim Basha është një shtetas i kallëzuar, duhet t’i ndalohet largimi nga vendi…Meqenëse PD hezitoi të fliste për Balilin, i them Bashës se jeni pikërisht ju që ia kemi dhënë familjes Balili tokën e hotelit. Ta nxjerr unë dokumentin që e ka firmosur Lulzim Basha”,- tha Balla.
Shfaq Komentet (0)