Kryesore

FOTO/ Rama pret Zoran Zaevin, nis mbledhja e përbashkët: Kapitull i ri në marrëdhëniet e fqinjësisë

15:43 - 15.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Maqedonisë po zhvillojnë sot takimin e parë të përbashkët ndërqeveritar në Pogradec. Kryeministri Rama e hapi fjalën e tij në këtë takim, duke i uruar mirëseardhjen dhe gjithashtu ofroi miqësi siç dhe ka ndodhur derimë tani.




“Ju urojmë mirëseardhjen këtu në Pogradec kur përgjithësisht njerëzit e këtij vendi e lidhin gjithmonë këtë qytet të mrekullueshëm me një nga bijtë më të dashur dhe një nga poetët më të mëdhenj shqiptarë dhe europianë, Lasgush Poradecin. Pjesa më e madhe e vargut të tij magjik i kujtohet këtij liqeni, kësaj pasurie të përbashkët. Kjo simbolikë e liqenit ngushton lidhjet mes dy vendeve. Besoj se ajo i përshtatet më së miri dhe qëllimit të kësaj mbledhjeje të parë të dy qeverive, që jemi shpresëplotë se çel një kapitull të ri në marrëdhëniet e fqinjësisë sonë të mirë, ndërthurur me interesa të përbashkëta, gjeografike, historike, kulturore dhe jo në plan të fundit gjeopolitike dhe strategjike. Shqipëria do të jetë gjithnjë mikja më e mirë e Maqedonisë që prej pavarësisë së saj, çka qeveritë e Shqipërisë e kanë treguar në mënyrë të palëkundur”, deklaroi Rama.

Por një tjetër episod i pakëndshëm ka ndodhur ne Pogradec ne momentin kur kryeministrit Edi Rama ka pritur homologun e maqedonas Zoran Zaev, jashtë ndërtesës po protestohej nga një grup qytetarësh me pankarda në duar, në të cilën shkruhej  “Qeveri e drogës”, “Jepi fonde Pogradecit” dhe me foto të Klemend Balilit, Moisi Habilajt dhe Saimir Tahirit të cilat shoqëroheshin me mbishkrimin “Policia që duam”, bënin thirrje kundër qeverisë.

I pranishëm mes protestuesve ishte edhe deputeti i PD, Klevis Balliu. Ai tha se jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie.

15:02

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur pak minuta më parë në një ceremoni zyrtare në Pogradec, homologun maqedonas, Zoran Zaev.  Ndërkaq, ka nisur mbledhja e përbashkët  e qeverisë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, mbledhje kjo e bërë e ditur dhe më parë.

Në këtë mbledhje do të bisedohet për shumë tema dhe në përparimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e infrastrukturës dhe ndërtimit të Koridorit 8.

Ndërkohë që në orën 16:30 është parashikuar konferenca e përbashkët për shtyp midis Ramës dhe homologut të tij maqedonas, Zaev.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.