![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Për opozitën e bashkuar, votimi i kësaj të hëne në Kuvend i Kryeprokurores së re që mori mandatin me 69 vota të mazhorancës dhe pa kaluar procesin e vettingut, është shenjë e shkeljes së Kushtetutës dhe reformës në drejtësi.
Ky është edhe mesazhi që ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë pasditen e sotme me një foto të postuar në Facebook.
Në të shihet shihet sarkofagu i zi, ku qëndron vettingu i reformës në drejtësi, ndërsa në “ceremoni” kanë ardhur “vrasësit”, Edi Rama, Saimir Tahiri, Klement Balili apo edhe Moisi Habilaj.
Tashmë nuk është surprizë që në selinë e PD dhe atë të LSI, reforma në drejtësi ka vdekur, fill pasi maxhoranca miratoi me votat e saj emrin e kryeprokurores së përkohshme Arta Marku.
Shfaq Komentet (0)