Kryesore

“Peshqit e mëdhenj” i shpëtojnë janarit. Donald Lu: Nga shkurti duam rezultate, jo premtime!

09:58 - 18.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu i është rikthyur edhe një herë çështjes së arrestimeve të zyrtarëve të lartë ose të ashtuquajtur “peshqit e mëdhenj”, të paralajmëruar prej vetë tij për të ndodhur në janar.




Në një intervistë për gazetën “Dita”, Lu thotë se kjo është e njëjta pyetje që ai i bën çdo zyrtari të qeverisë, sa herë i takon.

Ambasadori amerikan thekson se ndërkombëtarët dhe vetë qytetarët shqiptarët presin tashmë rezultate konkrete dhe jo premtime.

“Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar?  Këtë pyetje i bëj çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate. Njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate. Kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. Dhe ka mbështetjen time të plotë.” tha Lu

Ndërkohë në fund të vitit të kaluar, ambasadori Lu paralajmëroi arrestimin e zyrtarëve të lartë në janar të 2018, si rezultat i reformës në drejtësi dhe vettingut.

Por në intervistën për “Dita”, diplomati amerikan thoë se tashmë rezultatet e para të vettingut do të mund të shihen në shkurt.

“Populli shqiptar me të drejtë është lodhur nga pritja për 27 vjet për drejtësi. Jam optimist se do të shohim dëgjesat e para për vetingun në shkurt. Po ashtu jam optimist se parlamenti do të ngrejë Këshillin e Lartë të Prokurorisë në mars ose prill, çka i hap rrugën përzgjedhjes së një Prokurori të Përgjithshëm të ri dhe krijimit të SPAK dhe BKH.  Efektet e para janë ndjerë tashmë. Ka njerëz të korruptuar që kanë frikë. Reforma e gjyqësorit ka filluar dhe populli shqiptar duhet të jetë i paduruar për frytet e kësaj reforme.” thotë Lu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.