AKTUALITET

Kurora dhe dhe të burgosur, këto janë “surprizat” e protestës

11:26 - 27.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një protestë pa flamuj partiakë. Kështu është konceptuar marshimi i opozitës kundër qeverisë që do të nisë në orën 12:00 para Kryeministrisë dhe pritet të mbyllet në orën 16:00.




Protestuesit që po vijnë nga qytete të ndryshme në Tiranë mbajnë me vete më automjetet e tyre targën që opozita e cilëson simbol të narkotrafikut shtetëror AA 003 GB, Audi i ish-Ministrit Tahiri që ua shiti vëllezërve Habilaj.

Opozita thotë se protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës.

Ndërkohë portreti gjigand i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës u vendos në sheshin “Skëndërbej”. Opozita e cilëson simbol të viktimës nga mafia e plehrave.

Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”. Banderola u hoq nga policët bashkiakë si e paligjshme.

Ndërkohë  disa të rinj perdoren nje instalacion si kurore mbretërore për kryeministrin Rama që e cilësojnë si mbretin e kanabisit. Kurora eshte me diameter 2 metra dhe ne krye te gureve te çmuar te krimit eshte portreti i Edi Rames.

“Kurora eshte simbol i faktor se keto 5 vjet, Edi Rama ndertoi ne Shqiperi Mbreterine e Krimit dhe te Droges” thotë PD.

Më tej PD sqaron se “bashkepunetoret e Rames per te blere pushtetin dhe per ta mbajtur ate jane vendosur ne kurore me portretet e Saimir Tahirit,Moisi Habilaj,Emiljano Shullazit, Lul Berishes, Klement Balilit. Pjese e ketij instalacioni eshte edhe nje divan, ku Edi Rama eshte i ulur me te njejtet kriminele. Per te mbrojtur keta dhe nepermjet tyre pushtetin e vet, Rama ka nisur marrjen e drejtesise nen kontroll. Disa prej tyre kane dale nga burgu, te tjere nuk kapen nga policia edhe pse u dihet vendndodhja dhe per pjesen tjeter po deshtohen hetimet”.

Mbështetës të PD-së marshojnë drejt Galerisë së Arteve me disa banderola për kryeministrin Rama dhe ish-Ministrin Tahiri. Pankarta ka edhe dhe për kryeprokuroren Arta Marku.

Dordolecët nuk do ti mungojnë as kësaj proteste, me portretin e kryeministrit Rama, ish Ministrit Tahiri, ish-kryebashkiakut Elvis Rroshi, Arben Frrokut, ish-deputetit Mark Frroku.

Mbështetës të PD nga rrethet pritet të mbërrijnë në 11:15 në sheshin “Skëndërbej”.

1223 fshsaE fshsa 555 333111 8999 7444 999 333 111 simbol (1)
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.