Kryesore

Pronat e “Escobarit të Ballkanit”, Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

11:59 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas sekuestrimit të pronave të Klement Balilit, i cili është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, familjarët e tij iu drejtuan Gjykatës së Apelit për të hedhur poshtë këtë.




Mirëpo, Apeli në seancën e zhvilluar sot ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke lënë në sekuestro të gjitha pronat e tij.

Prokuroria para disa muajsh ka vendosur në sekuestro të gjitha bizneset dhe pronat e Klement Balilit, si Santa Quarantën, hotele, restorante, toka dhe të gjitha pronat.

Pas këtij vendimi të Prokurorisë, gjykata e vlerësoi të vlefshëm këtë vendim dhe e la në fuqi.

Pas vendimit te Gjykatës se Krimeve të Rënda, që pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurisë së Klement Balilit, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, policia ka zbarkuar sot ne terren, për ekzekutimin e vendimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.