![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ka zgjatur 4 ditë arratia e autorit të vjedhjes në një argjendarie në Shkodër, ngjarje e ndodhur më 3 Shkurt.
Por këtë të mërkurë, Policia e qytetit verior ka vënë në pranga Françesk Vukaj i cili grabiti argjendarinë rreth orës 02 :54, në lagjen “Vasil Shanto”.
Nga argjendaria mësohet se ka marrë një shumë prej 4-5 milionë lekë të vjetra duke marrë bizhuteri.
Autori pas vjedhjes, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me mjetin tip “Wolkswagen”, duke përfituar nga errësira e moti i keq.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, dhe pas hetimeve të kryera, u prangos sot autori i vjedhjes.
Shfaq Komentet (0)