AKTUALITET

Aksion blic për kapjen e “Escobarit të Ballkanit”, flet vjehrri i Balilit: Policia më ka grabitur sende me vlerë

18:50 - 12.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia ka bastisur këtë të hënë shtëpinë e Avni Veizit, vjehrrit të të shumëkërkuarit Klement Balilit.




Mësohet se forca të shumta policie kanë mësyrë në shtëpinë vjehrrit të Balilit, në Delvinë.

Por sipas të dhënave praprake, mësohet se ata nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, që të mund të çojë në gjurmët e “Escobarit të Ballkanit”, i cili prej vitesh tashmë ndodhet në arrati.

Madje mësohet se në momentin që ka ndërhyrë policia, shtëpia ka qenë bosh, pasi vjehrri dhe gruaja e Balilit, jetojnë tashmë në shtëpinë e Klementit.

Ndërkohë pak minuta pas aksionit blic të policisë, ka reaguar edhe Avni Veizi, vjehrri i Balilit. Në një prononcim për “News 24”, Veizi pranoi se policia zbarkoi në banesën e tij private në lagjen “Papuci” ne qytetin e Delvinës rreth orës 17:20 minuta.

Mbi të gjitha ai thekson se polciia ka bastisur shtëpiunë e tij pa një vendin gjykate, dhe se për këtë do t’i drejtohet Prokurorisë me kallëzim penal pasi nga banesa i ishin grabitur sende me vlerë.

Kujtojmë se Balili ndodhet prej vitesh në kërkim nga policia dhe Interpol-i, pas akuzave të ardhura si nga Greqia apo DEA amerikane, si një nga personat kyç të trafikut të drogës në Mesdhe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.