Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar në Itali, 22-vjeçari arrestohet në Shkodër

18:13 - 23.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkobëtarë me qëllim ekstradimin në Itali.




I arrestuari është identifikuar si Samel Brankaj, banues në Shirokë të Shkodrës. Ai akuzohet për tre vpra penale Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjykata e Torinos në Itali, e ka dënuar 22-vjeçarin me 4 vjet e 3 muaj burg.

 Njoftim i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qellim ekstradimin drejt Italisë

Me datë 23.03.2018 nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Interpol Tirana  pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi  i shtetasit

Samel Brankaj, 22 vjeç, banues në Shirokë, Shkodër.

Ky shtetas ishte i  shpallur  në kërkim ndërkombëtar  pasi Gjykata e Torinos/Itali, me vendim Nr.SIEP 722/2017, datë 20.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet, 3 muaj e 8 ditë burg për veprat penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, ”Plagosje e rëndë me dashje” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotike” të parashikuara nga nenet përkatëse të legjislacionit penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.