AKTUALITET

Artan Hoxha tregon prapaskenat: Kur mund të dorëzohet Klement Balili

18:21 - 07.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu se i ashtuquajturi “Eskobar i Ballkanit”, Klement Balili fshihet në Shqipëri dhe se së shpejti këtë “peshk të madh” do mund ta shihnim në rrjetë, vjen një tjetër deklaratë e fortë nga gazetari i kronikës Artan Hoxha.




I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Hoxha deklaron se Klement Balili është i gatshëm të dorëzohet ne rast se dosja e tij shkon në gjykatë.

“Në dijeninë time ka deklaruar se nuk dorëzohet pasi dosja e tij nuk shkon në Gjykatë. Këtë e ka ngritur si një kauzë të vetën, që nuk ka besim se do të ketë gjykim të drejtë. Së dyti i trembet ndërhyrjeve politike. Pjesa tjetër që këmbëngul është se pse duhet të dorëzohet, kur me legjislacionin shqiptar ai mund të mbetet në paraburgim për dy vjet, deri sa dosja të shkojë në gjykatë. Pra nga ato që unë di, është se nëse dosja shkon në gjykatë ai do shikojë mundësinë të dorëzohet”,- deklaroi Hoxha.

Ndërsa në lidhje me informacionin tjetër që tha ambasadori se Klement Balili ishte dënuar me burgim të përjetshëm në përjetshëm në Greqi, gazetari Hoxha thotë se ka kontaktuar me avokatin e Balilit dhe me sa ka dijeni legjislacioni grek nuk parashikon një dënim të tillë për trafik kanabisi.

Burimi: Balkan Web


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.