Kryesore

Tahiri dorëzoi mandatin, deklarata e fortë e ambasadorit Lu: Do përballet me drejtësinë…

10:04 - 04.05.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë pasi ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, ambasadori Donald Lu, në një aktivitet për OJQ-të shqiptare, ka dalë me një deklaratë të fortë lidhur me ata që i quan peshq të mëdhenj dhe ka përmendur edhe emra. Ai ka bërë të ditur se mirëpret faktin që Tahiri do të përballet me drejtësinë si një qytetar i zakonshëm pa imunitet.




Po vazhdojnë hetimet ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet”, – u shpreh Lu.

“Kur e thashë këtë e dija se kishte njerëz skeptikë të cilët thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesa të veta. Thanë se shoqëria civile është blerë nga socialistet, demokratët, apo LSI.

Unë mendoj ndryshe. Mund të shoh se shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në 3 vitet e fundit.

Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndokën, Roshin, Aqif Rakipin, Shukri Xhelilin, Sajmir Tahirin, Koço Kokëdhimën, falë këtyre gazetareve këta politikanë s’janë më në Kuvend apo bashki.

Kur reforma në drejtësi, mbaj mend që mesues, femije, prindër, u mblodhën në 21 korrik 2016, në piskun e vapës për të kërkuar që përfaqësuesit e tyre ta miratonin këtë reformë.

Sot OJQ po vazhdojnë vettingun në krijimin e KLGJ, SPAK etj. Në vitet e shkuara OJQ shqiptare luajtën një rol të rëndësishëm në monitorimin e zgjedhjeve dhe të marrëveshjes së 18 majit që sollën kaq ndryshime të ndërlikuara në javët e para zgjedhjeve.

Por nuk duhet të bëheni dembelë, ka ende shumë për tu bërë, prandaj kemi punuar për të ndihmuar organizatat vendase të bëhen më të pavarura financiarisht dhe më të sukseshme.

Sfida kryesore sot do isha i lumtur nëse shoqëria civile na bashkohet ne thirrjet për arrestim të peshqve të mëdhenj kriminelë. Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, Met Kananai që u kap në Turqi.

Dy urdhër arreste janë lëshuar edhe për dy peshq te tjere. Klement Balili dhe Arber Cekaj. Ata duhet të kapen.

Fran Frrokaj dhe Roshi po ndiqen penalisht, hetimet po vazhdojnë ndaj Tahirit dhe Llallës, askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet.

Duhet të ndihmoni publikun të kuptojnë pse keta persona janë kaq të rrezikshëm”, u shpreh Lu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.