Llogari bankare në vlerën e 1.5 milionë euro janë sekuestruar nga autoritetet ligj-zbatuese. Pas një hetimi nga “Pastrimi i Parave”, kjo shumë e madhe eurosh i është sekuestruar një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregtisë ndërkombëtare.
Sipas policisë kjo shoqëri e krijuar në vendin tonë nga italiani S. L., me precedentë të ndryshëm penal në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve.
Ai ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka nxjerrë në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali.
Shfaq Komentet (0)