Dy ndërtues janë arrestuat nga policia në Tiranë.
Në operacionin e koduar “Fundi i bulevardit”, pas një hetimi 4 muajor në pranga kanë përfunduar;: Bahri Alla, 42 vjeç dhe Fatmir Kurti, 53 vjeç.
Dy ndërtuesit që nga viti 2013 e në vijim, ndërmjet shpërdorimit të besimit i kanë marrë shtetasit M.T., një shumë prej 135 000 eurosh, duke e mashtruar me veprime juridike fiktive (kontrata noteriale) dhe duke i premtuar apartamente ndërtimi, të cilat u janë shitur personave të tretë.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim”.
Shfaq Komentet (0)