Dorjana Bezat- Merr fund pas 8 muajsh arratia e një 24-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në nëntor të vitit të shkuar plagosi me armë zjarri një efektiv policie.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga të riun Daniel Manushi, pasi ky i fundit më 28 nëntor të vitit 2017 ka plagosur me armë zjarri punonjësin e policisë Ermal Bregu.
Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në lagjen “Kongresi I Lushnjës”. Punonjësi i policisë, me detyrë agjent krimesh i komisariatit nr. 1 ishte jashtë orarit të shërbimit kur u konfliktua me 24-vjeçarin, i cili e qëlloi më pas me armë duke e lënë të plagosur.
Daniel Manushi do të përballet në gjykatë me akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
jo po ka punu dhe ne Afghanistan. ja fusni kot palidhje vec me shkrujt diqka aty.