Ekzistenca e qindra specieve, duke nisur nga elefantët dhe bretkosat e pemëve do të zhduken nëse nuk do të ketë ndërhyrje urgjente. Ekipi i shkencëtarëve tregon se biodiversiteti global do ti zhdukë për shkak të ndryshimit të tokës, ndotjes dhe ndryshimet klimatike.
Në një studim, ata paralajmëruan se duhet të bëhet një veprim që të ulë rrezikun e humbjes së disa specieve në pjesë të ndrysme të planetit. Kjo është hera e parë që një raport ka zbuluar gjendjen e katër ekosistemeve tropikale në botë, pyjet, savanat, liqenet e lumenjtë si dhe shkëmbinjtë e koraleve.
Ndër speciet e rrezikuara janë zogu nga familja ‘Tangara xanthocephala’, amfibët si bretkosa që rri në pemë, disa peshq në zonën e Europës, papagallin, mustakun dhe disa lloje pemës.