![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia e Mallakastrës ka arrestuar tre persona pasi dyshohet se janë autorë të kultivimit të 764 bimeve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë.
Blutë e Mallakstrës arrestuan; Arsen Lamaj, 24 vjeç, Neim Ametaj 48 vjeç, Anel Ametaj 23 vjeç, të tre banues në fshatin Mushonjë, Mallakastër si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.D, 22 vjeç, banues në Berat.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Arsen Lamaj, 24 vjeç, Neim Ametaj 48 vjeç, Anel Ametaj 23 vjeç, të tre banues në fshatin Mushonjë, Mallakastër si edhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit H.D, 22 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohen se janë autorë të kultivimit të 764 bimëve narkotike përgjatë përroit të fshatit Mushonjë. Neni 284/2 i Kodit Penal.