![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri para bashkisë së Korçës. I plagosuri është konfliktuar me disa persona për motive të dobëta, ku më pas njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të tij.
Më pas konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve, duke mbetur i plagosur edhe një person, identeti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se i plagosur është Erjon Hoxhallari, i cili u dërgu me urgjencë në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar autorin e plagosjes me inicialet D.M, dhe ka sekuestruar armën.
Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.
Shfaq Komentet (0)