AKTUALITET

“Rroftë Dako, rroftë PS! Aty i qaj hallet”

11:32 - 13.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një seancë aspak e zakonshme ajo për grupin e Shjakut, tek Krimet e Rënda. Astrit Avdyli, një nga të arrestuarit si pjesë e bandës së “Avdylajve” ka bërë një deklaratë befasuese.




Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”, ka thënë ai, ndërsa ka treguar edhe njohjet Ndokat. “I kam miq, i kam njohur në burg”, tha ai.

Dy ish-deputetët e PS-së, që ranë në pranga, nuk janë të pranishëm në seancë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre mbrojtës.

Astrit Avdyli, është kreu i bandës së “Shijakut” i cili u arrestua bashkë me vëllanë Shkëlqim Avdyli dhe kushëririn e tij, Jasim Avdyli, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Familja Avdyli është mjaft e njohur në zonën e Shijakut, për shkak se zotëron një sërë biznesesh.

Hetimi për grupin Avdylaj nisën në fillim të shkurtit 2017, atëherë kur në total u kapën dy tonë drogë dhe kur u arrestuan dy persona. Nga përgjimet rezulton se ata anulojnë itinerarin e mjetit lundrues nga Lezha duke e ngarkuar në një karroatrec dhe duke e transportuar në Fier nga dhe u nis ngarkesa.

Përgjimet telefonike tregojnë se dy anëtarë të grupit, Asmer Bilali dhe Luan Boca porosisin 30 “pëllumba”, që në fakt, ishte ngarkesa e lëndës narkotike, e gjitha kjo ndodh për një sasi të konsiderueshme eurosh. Por personi ndërlidhës që zbuloi se baza e grupit është Shijaku, është shtetasi Abedin Petro Kuçi , i cili në komunikimet me Hajri Seferin shfaqen duke gjetur dhe porositur ngarkesa droge.

Abedin Petro Kuçi është i afërm i Klement Balilit. Se si kryhej porosia, Prokuroria referon njërin nga mesazhet e dërguara në telefonin e Alehandros, që është djali i Abedin Kuçit. Gjatë përgjimeve intensive, Policia e Shtetit vendos të përgjojë grupin me një pajisje speciale që quhet “Peak auto”, që ju është vendosur anëtarëve në automjet ku ata flasin për pazare droge.

Më pas, njëri nga oficerët e policisë e ka informuar grupin për këtë pajisje çka ka sjellë edhe deaktivizimin e saj. Përgjimet zbulojnë implikimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka dhe familjarëve të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.