AKTUALITET

U vetëdorëzua apo u arrestua? Lleshaj: Morëm rezultatin e merituar

12:13 - 15.01.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sandër Lleshaj, Ministri i Brendshëm, përmes një deklaratë për mediat nga ministria ka konfirmuar vetëdorëzimin e Klement Balilit.




Lleshaj konfirmoi vetëdorëzimin e Klement Balilit, por pa dhënë detaje operacionale, teksa dha edhe një mesazh të vendosur për vijimin e luftës ndaj krimit të organizuar. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se me arrestimin e Balilit, morën një rezultat të merituar.

“Policia shqiptare ka finalizuar një operacion të gjatë e të ndërlikuar për Klement Balilin. Nga sot, policia ka në duart e saj një nga personat e saj më të kërkuar, ndërsa qytetarët marrin një mesazh të rëndësishëm nga policia që duan”, – u shpreh ministri Lleshaj.

Policia e Shtetit, sipas tij është në gatishmëri për t’u përballur me këdo, e gatshme dhe e aftë për të kaluar në fazën vendimtare për luftën kundër krimit të organizuar, me aftësi të përmirësuara goditëse.

“Në luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar, po e ngushtojmë gjithnjë e më shumë mundësinë që kriminelët t’i shpëtojnë policisë. Të gjitha ata që veprojnë në kundërshtim me ligjin e dinë mirë se mundësia për të shkuar para hekurave të qelisë është shumë e madhe”, tha ministri Lleshaj, i cili duke përfunduar shton: “Rruga e vetme për ta është bashkëpunimi me drejtësinë, rrugë tjetër për ta nuk ka. Të gjitha institucionet janë sot të inkurajuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të mundësuar progresin e shpejtë drejt integrimit të vendit në BE”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.