![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Klement Balili doli i buzëqeshur nga qelia e paraburgimit në Policinë e Tiranës, rreth orës 13:33 të kësaj të enjteje.
Po ashtu dhe masën “arrest me burg”, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ai e priti me buzëqeshje.
Por për avokatin e tij, Theodhori Sollaku tha në dalje të gjykatës se nuk ka prova ndaj Balilit.
“Nuk ka asnjë provë direkte, indirekte apo indicie që Klement Balili të jetë i përfshirë në trafikimin e 600 kilogramë lëndë narkotike”, ka thënë Sollaku.
I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua të martën në polici, pas një operacioni dymujor që i ngushtoi lakun trafikantit në kërkim.
Balili u dorëzua nën shoqërinë e avokatit të tij mbrojtës pranë policisë, në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda sapo kishte dorëzuar dosjen hetimore në gjykatë për të paktën 4 vepra penale, më të rëndat e të cilave “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijim e pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal”.
“Der Spiegel”: Balili i lidhur me politikanët shqiptarë. Sillte drogë nga Amerika Latine në Evropë