AKTUALITET

‘Escobari i Ballkanit’ kërkoi gjykim të shkurtuar, Gjykata e Krimeve të Rënda e pranon

11:42 - 25.02.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”, Gjykata për Krime të Rënda, ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj Kelment Balilit.




Trupa gjykuese e përbërë nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj ka vendosur të pranojë kërkesën e Balilit për gjykim të shkurtuar.

Mbi Balilin  rëndojnë akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Balili nuk e ka pranuar akuzat, ndërsa pas rreth dy vjet në kërkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

Tashmë pritet të jepet pretenca e Prokurorisë në seancën e ardhshme, pikërisht më 12 mars.

Ky vendim i sotëm do të bëjë që Klement Balilit t’i ulet dënimi i mundshëm me një të tretën e periudhës që do të përcaktohet pas hekurave të qelisë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015, shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore.

Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njerëz të ndryshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.