MILOSAO

LAVDI NEVERISË

15:30 - 28.07.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ky është një cikël i ri poetik me rastin e botimit të librit të parë poetik të autorit, të titulluar “Sot”, në gusht të vitit 1969. Lirizmi i tij i thellë, i përzier me karakterin filozofik realizohet natyrshëm në të gjithë ciklin, që e përshfaq me një figuracion të këndshëm dhe me të gjithë trishtimin e kohës…




Nga FASLLI HALITI

LAVDI NEVERISË
Pëlqej çdo gjë që më zë syri.
Po çdo gjë
Që pëlqej unë
Më neveritet shpejt
Po më neveriten pëlqimet e mia
Neveria për pëlqimet e mia m’u bë kult
Në këtë moshë avanse
Të tretë.
Shoh gji të hedhura
Kofshë të mermerta rozë
Flokë të derdhura
Sy të kaltër
Blu
Nuk dua t’ia di

Zemra s’më rreh, kam neveri…

2019

TEUTA E ILIRËVE
Teuta jonë iliriane
Regjente e një mbreti të mitur ishte
Dhe romakët i përzuri i ktheu mbraspsht,
Po sikur ajo të kish qenë
Mbretëreshë
Me dekret
Jo vetëm të dërgurit romakë
Por vetë Romën do ta mbyste në det !

2019

MËSOHU
Mos
U anko
Për dhimbjet e tua,
Për dhimbjet e tua që s’i duron dot!
Mësohu të jetosh me dhimjen.
Mësohu të jetosh me frikën
E vdekjes,

Mësohu të jetosh me tmerrin e hekjes…!

2019

VJELJA E BOSTANIT
U volën bostanët
Mbetën
Vetëm rrënjët, gjethet,
Kombishtat që s’u poqën kurrë

U hëngrën
Vedenat,
Dhe pjeprat
Dhe qarrësat,
Karpuzët, shalqinjtë
Kantalupët dhe brumësat
Neve që i mbollëm na mbetën kombishtat
Kombishtat që ne fëimijët i hainim me tepër uri

Farat i linim mbi tokë që të mbinin përsëri

2019

MOS U MPRIH
Mos u mprih!
Pas tij
Do të jesh.

Nëse
Ai
Është i pari,
I dyti do të jesh
Nëse ai është dyti,
I treti
Do të jesh:
I katri, i pesti
I gjashti, i shtati
I teti i nënti i dhjeti
I njëmijëti do të jesh ti…
I vdekshmi do të jesh në eternitet !

I pavdekshmi do të jetë ai në milenume,përjetë.

“BURRËRI”
E dua gruan si oksigjenin
Si ajrin
Si
Diellin.
Por
S’e pyes
S’e dëgjoj atë..!
Çfarë, çfarë
Çfarë the,
Çfarë ?

Burri bie para saj nokaut gjatë e gjërë..!
2019

POSTULATI IM
Të mos trokitet më
Në dyer
Të mbyllura,
Të falimentuara turpërisht;
T? mos bëhet më asnjë shartim,
Të mos merret më asnjë syth, bisk kalem
Nga pemët dekorative
Me lule, kurora
Festive,
Me lule
Që s’dhanë
Fruta,
Që harbuan
Në lule jubilesh, flutara…

Ju e njihni ligjin e mohimit të mohimit:
Lulja mohon sythin,
Fruta moho lulen,
Piqet,.
Dhe bije
E pjekur mbi tokë…l
Dhe farëzat e tij si viruse

Çojnë muguj që po blerojnë sot përsëri…

Janar 2019

 

NUK SHAVA KËND
S’ është e vërtetë aspak
Nuk ofendova
Nuk fyeva
Askend
Askujt nuk i thashë qeros

Po ai pse e vuri dorën në kokë?
2019

ZILIA
Mikut tim Sei Selfos

Unë nuk ju kisha zili të dyve:
As ty Seit Selfo që vdisje
Për lekun,
Që ishe inamoruar
Me paranë,
As ty Mete Toska
Që e dashuroje lekun,
Më shumë se një miss, se një zanë
Por unë të kisha zili
Sepse
Ti Seit Selfo
E fitoje lekun me dhëmbë
Me lumin e djersës së ballit tënd…!

As edhe ty
Mete Toska
S’të kisha fare zili
Që ti s’e çaje kokën
Për lekun,
Për paranë
Por vdisje në punë
Ti dashuroje punën
Si brigadieren e brigadës,
Si grurin e blertë e të artë,
Por unë
Të kisha zili
Sepse ishte puna ajo
Që ta sillte lekun e bardhë ty
Sepse për punën ti derdhje djersën rrëke,
Balli yt lahej në djersë në borë, breshër, në shi.

2019

DY RRUGËT
Ndoqa
Rrugën e drejtë
Më la pa bukën e gojës,
Rruga e drejtë më varfëroi
Më la të uritur
Sa s’ka,
Më bëri
Varfanjak.
Ndoqa rrugën e shtrembër.
Shtrëmsja më pasuroi vërëtet
Ekonomikisht

Por më bëri të mjerë të varfër, zhele në shpirt!

2019

MORA QIEJVE
Mora qiejve përpjetë kaltërsish,
Vdiqa
Urie.
Plantacione planetesh,
Lule yjesh pa ermim,
Pa një fijje bari,
Pa drithëra,
Pa grurnja,
Pa liqene,
Pa gurra, burime alpine.
Zbrita i etur i uritur në tokë
Nga lart poshtë zbrita vetëtimë

Shova me etje etjen time, shova me uri urinë.
2019

ZUZU
Zu, zu
Zu
Bletësh
Me tinguj lirikë
Me rrokje poleni,
Me erëmime mjalti fisnike
Me pite,
Hoje gjeometrike,

Zë zë zë mizash mizërisht të bezdisshme…

PA DYSHIM
Pa asnjë dyshim që ti s”më do,
Gjersa më gjykon
Mëngjes,
Dark?,
Drekë,
Çdo ditë.
Jo.jo
Jo
Kështu
S’kapërcehet ylberi
Jo jo
Jo
Kështu unë
S’mud t’arrij dot deri në finish.

Jam i dashuruar naivisht, dije mirë, ta dish …!

 

BURGPUNËSIMI
Luftova një jetë.
Nuk fitova.
Fitova.
Nuk gëzova
S’m’u njoh vuajtja,
Nuk m’u dha fitorja;
Nuk m’u dha edhe fitorja,
M’u shpërblyen vitet muzg, ferr
U pagova për vitet burg.
Por
Mbeta prapë
Jam prapë pa punë.
Me shpërblime burgu
S’u jetoka
Gjatë…
Po bëj përpjekje
Të hy në burg
Prapë,
Si në monizëm
Si dikur në diktaturë
Por
S’paska më burgim politik,
S’ka shpërblim me lekë,
Me dollarë,
Me euro,
Flori,

Në demokraci…!

2019

KUSH
Nuk ke bukë
Nuk të mjafton buka, kripa qepa, gjiza?
Ti proteston me shuplaka fytyrës,
Me shqelma,
Grushte,
Po ne
Që s’kemi
As shuplaka,
As dhe shqelma,
As edhe grushte
Po ne
Që shqelm,
Dhe grushte sot
Kemi Fjalën, Dialogun:
Mjetin më fisnik demokratik
Armët më fisnike pa flakë, pa krisma,
Pa plasje gjëmim
Tritoli.
Me se t’ua thyejmë ne
Xhamat e veturave oligarkëve
Me se t’ua shpojmë, gomat makinave?
Me se t’ua copëtojmë ne
Qelqet fiktive
Të vitrinave?

Kujt djemëve u bën thirrje ju zoti lider:
“Doni luftë?
Luftë do të ketë!”
Kujt djemëve u bën thirrje ti:
“O djem rrëmbeni
Pushkët!
Ja vdekje
Ja liri…!”

Cilit populli
I thoni
Ju
Të armatoset!?
Populli
E di vetë:
Di kur armatoset,
Di ç’duhet kërkuar,
Di ç’duhet bërë;
Ju kuitësa,
Krrokamësa
Korbash:
Krra, krra, kërra
Ju Korbecë, kobëtarë?

Populli di kë duhet të godasë në ballë!

2019

MIDIS
Midis insekteve
Zgjodho bletën
Fluturën:
Për
Punën
E zgjodha bletën
E zgjodha per mjaltin
Fluturën e zgjedha
Për fluturimet
Lule me lule
Lëndinë më lëndinë
Për krahët e saj fllad puhi mbi puhinë…!

2019

PRONA IME
Fjala!
Prona ime,
Çiflku im i epërm,
Deshën t’ma shkelnin me kembë çifliken,
Unë hodha farë gozhdësh,
E mbolla pronën time
Me gozhdë,thumba.
Ata nuk mundën
Të shkelnin,
Të ecnin
Mb të
Dot.
Deshën
T’ma vidhnin,
T’ma grabisnin.
U lëshova qentë e tërbuar,
I tërbova të tërbuarit
Ata nisën t’i lihnin hënës në eklips,
Nisën t’i kujisnin hënës gjak,
Hënës
Së eklipsuar
Doli dlelli
Në mbbrojte
Të pronës sime,
Të çifliku tim me zjarr,
Me rreze dhe zheg,
Në mbrojtjen
Time
Si pronar.

FJala, prona ime,
Harboi në drithëra idesh
Prona ime fjala,
Çifliku im

Harboi në grunja të arta, në blerim…!

2019

DREJT EUROPËS ME HAP EUROPIAN

Europa po na qaset me hap europian
Ne ecim përbri saj
E ndjekim pas
Ose ecim
Paralel
Me të
Por pse pra !?

Hapat tanë ne i pështyjmë dhe vjellim mbi ta?

2019

THASHË VÊRTET
Po!
Thashë vërtet:
Synova majën poetike
Të malit poetik Jug – Veri
Veç majën s”e ngjita
Por në rrëzë
T? malit
Poetik
Arrita

Arrita vetë,
Me talentin tim?
Jo, jo,
Jo !
Me talentin!
Me mundin tim
Me djersën e balllit
Me perseverancën time
Dhe vullnetin, përpjekjet volitive.
S’ngeca në pellgje, moçalishte poetike,
Në kënetë,

Piva ujë të freskët brisk në selek, në kënetë…

2019

TOKËN APO
QIELLIN
Unë nuk i ngre sytë përpjetë nga qielli
Unë sytë i ul poshtë
Në tokë
Nuk kam krah
Nuk fluturoj qiejve
Qiejve s’ka lule, blerim, yje, diell.
Unë eci me dy këmbët e mia mbi tokë.
Yjet s’arrij t’i prek,
s’i nuhas.
yjet
lule pluskuese, pa erë, lule pa thekë.

Unë
Kam
K?mbët e mia
Të ngulura fort në tokë
Shkoj dhe vi
Nëpër
Botë.
Unë nuk shoh qiellin lart
Unë shoh poshtë
Këtu
Në tokë….

Ku ka ajër, ujë, lule, blerim, grunja plot…!

 

JAM “F” FISHKËLLUESE

Zanorja shurdhane
“Ë”
Rri para bashshkëtingëllores sime “F”
Zanorja Ë,
Populli
Rënkues,
Ndër shekuj,
Në milenume rënkues, rënkon..
Populli që më duhet t’ia ?ëgjoj rënkimin.
Natë dhe ditë
Ditë
Dhe natë
Përjetësisht.

Bashkëtingëllorja ime “F”
Është fërshkëllim fërshkëlluese,
Fërshëllen.
“F”-ja
Jam unë vetë.
Po kujt i fishkëllej unë
E kush ma fishkëllen mua vërtet…?!

2019

O TI ME SYTË BLU
O ti
Me sytë blu
Që sheh vetëm natë dhe zi
Fytyrën e mëmëdheut tënd me qiell blu.
Si është e mundur
Që unë
I verbëri
Fytyrën e atdheut e shoh të kaltër
Dhe jo natë,
Jo zi,
Siç e sheh ti o sy ykaltër

Që nuk sheh vetëm turbull e jo qiej të pastër…

2019

VIDHI I SEMINIT
Edhe fusha e Myzeqesë s’kish vetëm fije bari
Fusha myzeqare kishte lartësitë e saj
Nuk kishte vetëml lartësitë e veta
Lartësitë e blerta
Të grurit
Dhe misrit
Të Hambarit të Shqipërisë
Por kishte edhe Vidhin e Seminit
Që edhe pse fijet e banrit nuk ishin lisa
Lartësia e VIdhit
Kapte qiejtë
Kishte lisa e vidha t? lartë
Në tërë botën Llindje Perëndim

Por jo lartësi të tillë sa latësia e Vidhit Seminin!

KËTU BIE ERA BAR
Futem, në Kafe
Pi kafe
Darkë,
E mëngjes
Diçka nuhas
Jo, jo era kafe.
Porse gjithmonë
Nuhas era tërfil fushe
Era bar çahiresh të njomë.

Nuk dëgjoj cijasjen e kafetieres
Klithjen e trishtilit të moçalit
Tingullin e kosës
Që korr bar
Në Çairet
E buta
Me natë
Në mesditë
Në zheg e në vapë.

Xha Hygo, paske pasur të drejtë
Unë dola nga fshati
Vërtet

Po fshati nuk dalka nga unë përjetë…!

2019

QIELL
Qiell po më fton, po më thërret
Okej, jam gati qiell
Të vi tek ti
Të shtrihem
Të fle gjumin e madh nëpër kaltërsi
Dhe pse lartësinë që në vogëli
E kam pasur dhe e kam
Edhe sot
Fobì.
Por gjumin e madh
Do ta ta bëj në kaltërsinë e rimë
Porse i palarë s’mund të vi tek ti o qiell !

Hap dushin të lahem me shiun t?nd të sermë…!

2019

PO NEVE
Ne na kish zënë rrota bishtin,
Ne ishim me bishtin
Nën rrotë
Po rrota
U rrotullua,
Lëvizi,
Ishim po ne
Që mbetëm prapë
Me bishtin nën rrotë

Po ne që ishim dje, po ne që jemi sot …

2019

MANUSHAQJA

Naimit Frashërit
Në ferrë paske çelur prapë
Ti Manushqe,
Prapë
Me kryet poshtë
Prapë s’e ngre
Kryet
Përpjetë,
Prapë e mpitë
Si dje
Dhe sot
Ti s’i mban sytë nga qielli lulja ime,
Por i mban poshtë si unë te mëma tokë?

2019

PËRCJELLJE
Naim
Shqipëria,
S’të përcollI
Me lot,
Me vaje
Për në përjetësi,
Por me me brilantë vlerësimes.

E kush i meritonte ato më tepër se ti?

2019


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.