![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Arjan Shahon, i cili vrau me sëpatë babain e tij 77-vjeçar. Ngjarja ndodhi në 2 shtator në pyllin e fshatit Shalës të Memaliajt, ku at e bir kishin dalë për të bërë dushk për bagëtitë.
Në sallën e gjyqit autori nuk është penduar për vrasjen, ndërsa ka deklaruar se i ati e ka dhunuar, madje e ka dhunuar edhe seksualisht. “Jam me probleme mendore, me skizofreni, ndërsa marrë edhe mjekim”, është shprehur Shahaj.Avokatja e 35-vjeçarit Shahaj ka kërkuar ekspertizë mjekësore dhe shtrim të detyrueshëm. Gjykata ka pranuar ekspertizën, dhe vetëm më pas do të vendos nëse do të shtrohet ose jo.
Shfaq Komentet (0)