![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për lirimin nga burgu duke mos pranuar arsyetimin se ka tejkaluar afatet e paraburgimit.I akuzuar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari e argumentonte kërkesën për të marrë lirinë me mbarimin e afateve të paraburgimit duke llogaritur dhe burgun në Turqi.
Por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për Haxhinë, ish-truproja i Sali Berishës. Gjykata e Tiranës më 26 korrik vendosi të rrëzojë kërkesën e disatë të të pandehurit.
Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë. Duke argumentuar se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet është tashmë në kompetencën e Krimeve të Rënda.Haxhia akuzohet për vrasjen për shkak të cilësisë së viktimës dhe në kushtet kur Azem Hajdari në momentin e vrasjes ishte deputet, çështja zgjidhet në Gjykatën për Krime të Rënda.
Seanca e radhës me rigjykimin në themel të çështjes është caktuar më 20 shtator.Izet Haxhia ishte gjykuar dhe dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit. Ai u arrestua në Turqi në vitin 2006 dhe u ekstradua në Shqipëri më 8 maj të 2018 ku kërkoi rigjykim të çështjes, gjë që u pranua. Në listën e dëshmitarëve Izet Haxhia kërkon edhe dëshminë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.