![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një automjet është djegur mbrëmjen e kaluar në Krujë. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës tha zyrtarisht se janë shoqëruar 6 persona për ngjarjen. Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Sahit Hysa, i cili mbrëmjen e kaluar kishte shkuar për darkë tek motra e tij.
Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës së motrës, kur persona të paidentifikuar kanë hyrë dhe i kanë vënë flakën.
Ndërkohë mësohet se Hysa është vëllai i Elion Hysës nga fshati Gjorm, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikël më 14 korrik 2018, teksa pas vrasjes së tij qëndron një tjetër vrasje e ndodhur në vitin 2015 në Sarandë.
Policia dyshon se ngjarja është e qëllimshme dhe për këtë arsye janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Shfaq Komentet (0)