LAJMI I FUNDIT

”Ballkani i hapur” dhe ngacmimet seksuale në vendin e punës, Taulant Balla: Ja projekt ligjet që priten të kalojnë në Kuvend

11:31 - 31.01.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të PS ka folur ditën e sotme përpara gazetarëve, duke folur për ligjet që pritet të votohen në Kuvend. Taulant Balla u shpreh se janë një sërë projekt ligjesh që presin të kalojnë, ku përmendi marrëveshjen e Ballkanit të Hapur, por edhe ligjin për ngacmimet seksuale në vendin e punës.




“Kemi kaluar në seancën e fundit disa pr.ligje që kanë të bëjnë me implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Ballkanit të Hapur që krijon lehtësi për bizneseve dhe qytetarëve. Besoj se Shqipëria është një ndër vendet më përfituese të Ballkanit të Hapur, përfiton sipërmarrja dhe fermerët.

Do vazhdojmë punën e Kuvendit me miratimin e një sërë pr.ligjeve, do votojmë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Konventën që sanksionon ndëshkimin e ngacmimeve seksuale në vendin e punës. Kemi edhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëveshjet me vendet e rajonit, krijimi I një njësie të posacme me Greqinë”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.