LAJMI I FUNDIT

Berisha tha se në Durrës votuan 1546 persona, por në proces morën pjesë vetëm 612 persona. Ja prova që rrëzon “Primaret”

21:27 - 31.01.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një procesi që e quajti “Primare” zgjodhi me votim kandidatët, që ai u shpreh se do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.




Votimi u zhvillua këtë të dielë, 30 janar në gjashtë bashki të vendit dhe në fund të ditës, Komisioni i Rithemelimit të PD-së shpalli edhe emrat fitues.

Sipas njoftimit zyrtar, në Durrës u tha se votuan 1 546 demokratë, të cilët zgjodhën me shumicë votash Ardian Mukën si emrin që do të përfaqësojë Berishën në këtë bashki.

Por këto pamje filmike tregojnë të kundërtën, pasi numri që u bë publik nga Sali Berisha nuk është i sakte.

Në materialin filmik që zgjat nga ora 09:00 e mëngjesit deri në 17:00 të mbrëmjes, rezulton të jenë votuar 612 persona.

Në Durrës Komisioni i Rithemelimit të PD ka patur vetëm një qendër votimi, ndaj është e paqartë se ku e kanë gjetur organizatorët shifrën e 1 546 votuesve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.