![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se deri tani mbi 62 mijë qytetarë janë përfshirë në nismën e Këshillimit Kombëtar, nga të cilët 55 501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës Online.
Po sipas kryeministrit, 7178 qytetare e kanë kthyer me postë pyetësorin e plotësuar.
Kreu i qeverisë lutet që të gjithë shqiptarët të japin mendimet e tyre në lidhje me 12 çështjet që shtrohen në atë pyetësor.
Postimi i kryeministrit Rama
➕ 62,679 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar 55,501 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe 7,178 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar
Ju lutem jepeni mendimin tuaj në pyetësorin #KëshillimiKombëtar përmes postës ose linkut ëëë.keshillimikombetar.al
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin