LAJMI I FUNDIT

“Ka shpenzuar 798.3 mln euro për lukse”/ Deputetja e PD-së i ‘kërkon llogari’ Ramës për udhëtimet: Kush i ka paguar fluturimet drejt Suedisë dhe Gjermanisë?

14:41 - 01.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka reaguar sërish pas sqarimit që bëri kryeministri Rama një ditë më parë lidhur me akuzat e shpenzimeve për udhëtimet private.




Në një deklaratë, Pampuri thotë se Rama nuk u ka dhënë përgjigje për udhëtimet e tij me charter drejt Gjermanisë dhe qëndrimin në një prej hoteleve luksoze të Wildband.

Gjithashtu Pampuri i drejtohet me pyetje kryeministrit nëse ka udhëtuar me charter privat drejt Suedisë gjatë ditëve të fundit.

Sipas deputetes demokrate, Rama ka shpenzuar mbi 790 mln euro për lukse gjatë 8 viteve në pushtet.

Deklarata e deputetes së Partisë Demokratike, Orjola Pampuri:

Me batuta alla foltore, Edi Rama njoftoi dje shqiptarët se paratë e taksave të tyre i kishte shpenzuar për të udhëtuar drejt Mynihut për të dhënë një intervistë për hallin e tij, për të pastruar imazhin e nxire nga krimi dhe korrupsioni

Rama nuk u dha pergjigje Shqiptarëve se kush e ka paguar qëndrimin në  resortin lluksoz në Ëildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake.

Rama nuk u dha pergjigje shqipëtarëve me paratë e kujt ka zhvilluar udhetimin e fshehtë me charter, që vetëm karburanti i kushton 120 mije euro? Sot në emër të Shqiptarëve po e pyesim sërish Edi Ramën:  A ka udhëtuar ditët e fundit me charter në drejtim të Suedisë?

Kush i ka paguar paratë e këtij udhëtimi? Edi Rama nuk i ikën dot përgjegjësisë për shpenzimin e parave të shqiptarëve me batuta bajate. Në kushtet kur 40% e familjeve nuk arrijnë dot të ngrohin shtëpitë e tyre në këtë acar dimri, Kur 50% e familjeve shqiptare,  nuk arrijnë të paguajnë dot më shumë se një vakt të plotë për fëmijët e tyre.

Kur 90% e familjeve shqiptare, e shpenzojnë të gjithë buxhetin e tyre, për të përmbushur nevojat bazë për të paguar çmimin më të lartë në tajon të energjisë, Edi Rama me paratë e tyre kryen udhëtime për hallet e tij dhe jo të shqiptarëve. Vetem për luks në 8 vite, Edi Rama ka shpenzuar 798.3 milionë euro nga paratë e shqiptarëve.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar.  Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.