LAJMI I FUNDIT

“Për fat të keq jemi shndërruar në regjim”/ Meta”: Shqipërisë i duhet vota e lirë dhe instalimi njëherë e përgjithmonë i ligjit të referendumeve!

20:36 - 01.02.22 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur sonte se Shqipërisë i duhen vota e lirë, e paprekshme dhe instalimi njëherë e përgjithmonë i ligjit të referendumeve.




Në një intervistë në ‘FaxNeës’, i pyetur nëse Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet me një referendum, Meta u shpreh padiskutim që po.

‘Vetëm dy gjëra i duhen Shqipërisë, vota e lirë dhe e paprekshme dhe kur themi këtë, kemi parasysh edhe Kushtetuta e paprekshme, vetëm nga populli! Dhe i duhet të instalojë një herë e përgjithmonë ligjin e referendumeve! Që me Kushtetutë ne e kemi, por është bllokuar qëllimisht. Në momentin që e bëjmë edhe këtë gjë, jemi një Zvicër me det! E kam thënë prej kohësh dhe kur u krijua kriza e zgjedhjeve vendore para parlamentit një partiak, e kam thënë që këtë çështje e zgjidh vota, dhe hajdeni! Edhe pse unë kisha dy vite në detyrën e Presidentit dhe unë bie dakord, edhe Ilir Meta kandidon, edhe mazhoranca meqenëse ishte e pakënaqur nga unë, kishte mundësi. Të gjithë të votoheshin dhe të respektonin votën e popullit. Kjo ishte e vetmja rrugë. Nuk ka rrugë tjetër! Këtu është përmbysur sistemi në kuptimin se ai sistem që ne kemi në Kushtetutë, pasi parimet e kushtetuese, nuk kanë ndryshuar, janë po ato që votoi populli me referendumin e vitit 1998, ai sistem praktikisht nuk funksionon, sepse janë bërë ndryshime dhe ligje mbi Kushtetutën dhe nga një shtet realisht i së drejtës, për fat të keq, jemi shndërruar në një regjim. Dhe kjo në radhë të parë do të thoja falë kontributit të opozitës në vitet e fundit, e cila në vlerësimin tim ka bashkëpunuar shumë hapur me kreun e qeverisë që ky sistem të bjerë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.